Premier League/ Perla e Harry Kane s’i mjafton Tottenhamit, Brentfordi ëndërron Europën

Premier League/ Perla e Harry Kane s’i mjafton Tottenhamit, Brentfordi ëndërron Europën

16:41, 20/05/2023

Tjetër humbje për Tottenhamin, që rrezikon pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Spurs u mposhtën 1-3 me përmbysje nga Brentfordi, që ka fituar katër nga pesë takimet e fundit në Premier League.

Harry Kane kaloi vendasit në avantazh falë një eurogoli në minutën e tetë.

Kapiteni gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare falë një goditjeje fantastike me të djathtën.

Brentfordi zhvilloi një pjesë të dytë fantastike. Bryan Mbeumo shënoi dy herë brenda 12 minutave, ndërkohë që skuadra udhëtuese vulosi suksesin me “tris” falë golit të Yoane Wissa dy minuta përpara fundit.

Richarlison u ndal nga portieri dhe shtylla në minutat shtesë, teksa presioni i vendasve nuk solli më gola.

62 gola të pësuar dhe mbrojtja e gjashtë më e dobët në kampionat për Tottenhamin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco