Thierry Henry është kapur duke flirtuar me drejtuesen në programin live

Thierry Henry është kapur duke flirtuar me drejtuesen në programin live

15:55, 20/05/2023

Futbollisti legjendar Thierry Henry është filmuar duke flirtuar me prezantuesen Kate Abdo gjatë emisionit në studio pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Henry aktualisht mban pozicionin e analistit ekspert për televizionin CBS dhe shquhet për komentet e tij, por tani ka dalë një video që është përhapur në rrjetet sociale.

Ndërsa Jamie Carragher dhe Micah Richards komentuan për takimin emocionues në Etihad, Henry dhe Abdo dukej se kishin harruar plotësisht kamerat.

Biseda mes ish-asit dhe gazetares mori një tjetër rrjedhë dhe prezantuesja britanike filloi të qeshte me fjalët e Henry.

Abdo më pas vuri dorën mbi dorën e Henry dhe gjesti u interpretua nga shumë njerëz si një shenjë e qartë flirtimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco