Sneijder: Derbi Inter-Milan ishte magjik, më kujtoi ndeshjen me Barcelonën në 2010-ën

Sneijder: Derbi Inter-Milan ishte magjik, më kujtoi ndeshjen me Barcelonën në 2010-ën

15:23, 20/05/2023

“E marta ishte një mbrëmje e mrekullueshme që nuk do ta harroj kurrë”-kështu e përshkroi derbin Inter-Milan në gjysmëfinalet e Champions League, Wesley Sneijder, i cili ndodhej mes tifozëve të “zikaltërve” dhe në shoqërinë e Materazzit.

Duke folur për mediet italiane ai theksoi se kjo sfidë i kujtoi atë ndaj Barcelonës në 2010-ën, sfidë në të cilën Sneijder realizoi golin e parë në fitoren 3-1 të Interit.

“San Siro u unik, më kujtoi atmosferën e gjysmëfinales kundër Barcelonës. Tifozët mund të jenë krenarë, ndonjëherë disa ëndrra bëhen realitet“-deklaroi Sneijder.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco