Futbollisti portugez pranë fitimit të Premier League dhe Bundesliga-s në të njëjtin sezon, por nuk është i pari me këtë arritje

Futbollisti portugez pranë fitimit të Premier League dhe Bundesliga-s në të njëjtin sezon, por nuk është i pari me këtë arritje

14:08, 20/05/2023

Anësori portugez Joao Cancelo është në prag të fitimit të dy titujve kampionë në të njëjtin sezon në dy nga pesë kampionatet më të forta në botë.

Cancelo mbërriti si huazim nga Manchester City te Bayern gjatë dimrit dhe duke qenë se luajti një rol të dukshëm në të dyja skuadrat, ai fitoi të drejtën për të marrë medalje kampioni, nëse skuadrat e tij e bëjnë këtë.

Do të jetë një surprizë e madhe nëse City dhe Bayerni i favorizuar nuk fitojnë titujt në Angli dhe Gjermani. Manchester Cityt i duhet vetëm një fitore në tre ndeshjet e mbetura, ndërsa Bayern është në vendin e parë kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund dhe ndeshet me RB Leipzig dhe Këlnin.

Kjo do të thotë se të dyja skuadrat janë në prag të fitimit të titujve në vendet e tyre përkatëse, gjë që i sjell Cancelo-s dy medalje kampione në vetëm një sezon në kampionatet më elitare të botës.

Cancelo ka zhvilluar 17 paraqitje në Premier League këtë sezon për Manchester Cityn, dhe sipas rregullave kërkohen pesë paraqitje për të marrë një medalje kampion. Në të njëjtën kohë, portugezi bëri 13 paraqitje në Bundesligë për Bayernin, ku plotësoi kushtet e nevojshme për të fituar titullin.

Edhe pse është një nga arritjet më të mëdha duke qenë se bëhet fjalë për kampioantet më të forta në botë, Cancelo nuk është i pari që mund të mburret me një ndërmarrje të tillë.

Në vitin 2016, Daniel Amartey i Leicesterit fitoi kampionatin anglez me Leicesterin dhe kampionatin danez me Kopenhagen në të njëjtën mënyrë. Ritchie de Laet, për shembull, fitoi Premier League dhe Championshsip-in anglez në të njëjtin sezon. Ai ishte kampion i Premier League me Leicesterin në vitin 2016 dhe Championsship me Middlesbrough.

David Beckham ishte gjithashtu një kampion i dyfishtë në 2013. Anglezi i famshëm ishte kampion i SHBA-së në ligën MLS, ndërsa me PSG-në u shpall kampion i Francës.

Historia e Kingsley Coman është gjithashtu interesante. Francezi fitoi titullin e Bundesligës në vitin 2016 me Bayernin, por luajti vetëm një ndeshje për Juventusin në fillim të sezonit dhe nuk mori medalje kampionati pasi nuk plotësoi kuotën e kërkuar të paraqitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco