Shehi: Tirana është me meritë në vendin e parë, Lushkja e ka mbyllur sezonin

Shehi: Tirana është me meritë në vendin e parë, Lushkja e ka mbyllur sezonin

13:33, 20/05/2023

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat përpara ndeshjes së rëndësishme me Laçin në Superiore, ku u shpreh: “Ndeshja me Laçin është e radhës, e vështirë sepse ka dhe 3 javë të mbetura. Kurbinasit janë një skuadër konkurruese dhe kanë një trajner me shumë eksperiencë dhe të aftë. Nuk duhet të biem në presion, nëse unë nuk e bëj këtë gjë as skuadra nuk duhet të futet në fushë me presion.

Një ish-lojtar i Laçit që tashmë luan me ne, Lushkja, fatkeqësisht e ka humbur sezonin e tij pasi u dëmtua në ndeshjen ndaj Partizanit. Ndaj Laçit do të mungojë ai për dëmtim dhe Gjumsi për kartona. Na kthehen në fushë Hasani dhe Hila.

Pas përfundimit të derbit nuk kam hyrë në dhomat e zhveshjes me skuadrën, por kam qëndruar me stafin. Nuk kisha asnjë fjalim sepse dolëm barazim. Ditën e nesërme dolëm në stërvitje sepse na pret një ndeshje tjetër dhe nuk duhet të mendojmë për atë çfarë jemi por për atë çfarë kemi.

Kemi ardhur deri në vendin e parë me meritë të plotë dhe me sakrifica të mëdha dhe për këto 10 ditë marrim frytet e gjithë sezonit. Këto ditë na duhet përqendrim, pushim sepse ndeshjet janë afër dhe lodhja bën të veten. Duhet të futemi në fushë me përqendrimin maksimal për të marrë maksimumin.” – tha Shehi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco