FSHF pranon finalen e Kupës së Greqisë, por me një kusht

FSHF pranon finalen e Kupës së Greqisë, por me një kusht

19:06, 08/05/2023

Finalja e Kupës së Greqisë mund të luhet në Air Albania. Është ky lajmi i mediave greke të cilat bënë të ditur se FSHF ka dhënë miratimin që sfida mes PAOK-ut dhe AEK-ut të zhvillohet më datë 24 maj. 

Ky është lajmi i ditës së sotme që ka qarkulluar gjerësisht pasi fqinjët po kërkojnë një stadium ku të mund të zhvillojnë ndeshjen mes AEK-ut të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut.

Por, së fundmi nga FSHF bëhet e ditur se impianti modern i kryeqytetit mund të hapë dyert vetëm në datat 18 apo 19 maj, duke qenë se më datë 25 maj aty është planifikuar të mbahet koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis.

“SDNA” bën të ditur se në teori, ka pak gjasa që ndeshja të zhvillohet në kryeqytetin tonë, pasi në “Air Albania” do të zhvillohet koncerti i këngëtarit grek Nikos Vertis.

Në fakt, objektivi i grekëve është të mos e ndryshojnë datën 24 maj, teksa presin një përgjigje nga Serbia dhe Rumania nëse do ta marrin përsipër organizimin e finales së Kupës. Kujtojmë se ndeshja finales mes PAOK-ut dhe AEK-ut ishte parashikuar të luhej më datë tetë maj në Greqi, por policia nuk e ka marrë përsipër zhvillimin e sfidës si pasojë e disa informacioneve për trazira mes dy tifozerive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco