Pioli sfidon Inzaghin në euroderbi, si kanë dalë 18 përballjet e mëparshme mes teknikëve?

Pioli sfidon Inzaghin në euroderbi, si kanë dalë 18 përballjet e mëparshme mes teknikëve?

18:23, 08/05/2023

 

Trajnerët e Milanit dhe të Interit do të përballen me njëri-tjetrin në një duel prestigjioz të dyfishtë, që do të vendosë se skuadra e cilit teknik do të shkojë në finalen e madhe të këtij edicioni të Champions League.

Një tjetër përballje mes Piolit dhe Inzaghit, që mes tyre janë ndeshur 18 herë në karrierën si trajnerë, pa harruar edhe “betejat” në fushën e blertë kur ishin lojtarë.

Pioli është ndeshur me Inzaghin 2 herë si trajner i Interit, 5 herë si trajner i Fiorentinës dhe 11 herë si trajner i Milanit. Inzaghi ka sfiduar Piolin 11 herë si trajner i Lazios dhe 7 herë si trajner i Interit. Bilanci në total anon nga trajneri aktual i zikaltërve që ka arritur 9 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje përballë teknikut aktual të kuqezinjve.

Dy teknikët janë ndeshur 7 herë me njëri-tjetrin në derbin e Milanos, të ulur në pankinat e Milanit dhe Interit: 4 herë në Serie A, 2 herë në Kupën e Italisë dhe 1 herë në Superkupën e Italisë. Edhe në sfidat derbi bilanci anon nga Inzaghi që ka fituar 3 takime, ka barazuar 2 dhe ka humbur 2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco