Lewandowski kritikohet ashpër nga mediat katalanase për formën e dobët

Lewandowski kritikohet ashpër nga mediat katalanase për formën e dobët

18:03, 11/04/2023

Barcelona barazoi pa gola në shtëpi kundër Gironas në javën e 28-të të La Ligës të hënën, por me atë pikë rriti avantazhin ndaj Real Madridit, i cili humbi ndaj Villarrealit.

Skuadra e Xavit dominoi gjatë gjithë ndeshjes, por nuk arriti të depërtojë në “bunkerin” e miqve, të cilët nuk patën asnjë goditje në portë.

Pas ndeshjes, mediat katalanase kritikuan Robert Lewandowskin, i cili pas një dëmtimi të lehtë shënoi vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fundit, të dy në fitoren 4-0 ndaj Elche.

Polaku është ende golashënuesi më i mirë i kampionatit me 17 gola (tre më shumë se Benzema), por është kthyer në objektivin kryesor të kritikave.

“Lewandowski nuk mori pjesë fare në ndeshje dhe me çdo paraqitje ai ndikon gjithnjë e më pak në lojën e Barcelonës. Rënia e tij vazhdon”, shkruan gazeta katalanase Sport.

“Mundo Deportivo” shton se 34-vjeçari ishte krejtësisht i padukshëm dhe është në krizë të rëndë.

Lewandowski ishte fantastik në pjesën e parë të sezonit, por më pas u lëndua lehtë dhe që nga fillimi i marsit nuk po arrin të gjejë formën e duhur.

Këtë sezon, ai shënoi 27 gola me shtatë asistime në 36 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco