Të çmendur pas Kvaratskhelia-s, në Napoli i vendosin një fëmije të porsalindur emrin e gjeorgjianit

Të çmendur pas Kvaratskhelia-s, në Napoli i vendosin një fëmije të porsalindur emrin e gjeorgjianit

17:58, 07/04/2023

Napoli po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe është afër realizimit të ëndrrës së fitimit të kampionatit në Itali që i gjithë qyteti e ka ëndërruar prej 33 vitesh.

Napoli për herë të fundit festoi titullin kampion në vitin 1990 kur Diego Maradona i solli Scudetton.

Këtë herë ata po bëjnë një sezon brilant, kanë 16 pikë më shumë se vendi i dytë dhe është thuajse e sigurt që do të dalin kampionë. Më meritorët për këtë është tandemi Osimen-Kvaratskhelia.

Gjeorgjiani, i cili është surpriza më e këndshme në të gjithë Evropën dhe luan futboll të jashtëzakonshëm me shumë gola dhe asistime, tashmë është një idhull në Napoli, ndaj një çift vendosi që foshnjës së porsalindur t'i vendosë emrin Kwicha në nder të tij. Prindërit Armando dhe Clara pritën një fëmijë mashkull të shëndetshëm më 31 mars në klinikën "Shën Patricia" dhe vendosën të pagëzojnë Daniele Kwicha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco