Apolonia fiton me përmbysje në Burrel, Lushnja 'bie' në Kavajë

Apolonia fiton me përmbysje në Burrel, Lushnja 'bie' në Kavajë

17:07, 07/04/2023

Apolonia përmbys Burrelin dhe mban “gjallë” shpresat për një rikthim në Abissnet Superiore. Fierakët fituan në shtëpi me shifrat 2-1, teksa sfida rezultoi e vështirësisë maksimale për vendasit duke qenë se kaluan në disavantazh në minutën e 77-të pas golit të Kolecit.

Gjithsesi, Apolonia gjeti forcën për të përmbysur në pak minuta që kishin në dispozicion teksa golin e barazimit e realizuan pas këtër minutave me anë të Eneh. Ndërkohë, goli i fitores u realizua në minutat shtesë teksa shënoi Mario Gjata. Pas këtij trepikëshi, Apolonia ngjitet në vendin e pestë me 31 pikë ndërsa nga ana tjetër, Burreli mbetet në vendin e nëntë me 26 pikë, në luftë për mbijetesë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, atë mes Luzit dhe Lushnjes nuk pati shumë histori duke qenë se vendasit fituan me shifrat 2-0. Nga një gol për pjesë i mjaftoi Luzit që pas këtij suksesi ngjitet në kuotën e 29 pikëve, në vend të shtatë ndërsa nga ana tjetër, Lushnja mbetet në vendin e 11-të me 25 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco