Kaos në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë: Tifozët për pak sa nuk rrëzuan tribunat dhe u përleshën me njëri-tjetrin

Kaos në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë: Tifozët për pak sa nuk rrëzuan tribunat dhe u përleshën me njëri-tjetrin

16:39, 07/04/2023

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Gjermanisë pati edhe pjesën e tretë, e cila tërhoqi vëmendje për shkak të tifozëve të Shtutgartit që krijuan kaos në fund të ndeshjes.

Skuadra e tyre e futbollit fitoi në Nuremberg me rezultat 1-0 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të kësaj gare.

Është një sukses i madh për skuadrën nga jugu i Gjermanisë, duke pasur parasysh që këtë sezon nuk po kalojnë një formë  të mirë në Bundesligë.

Ata aktualisht zënë pozitën e fundit, të 18-ën me vetëm 20 pikë dhe vitin e ardhshëm mund të zbresin në Bundesligën 2.

Por në Kupën e Gjermanisë, është një histori krejtësisht tjetër, pasi ata kaluan në gjysmëfinale, ku i presin Leipzig, Freiburg dhe Eintracht.

Megjithatë, tifozët e tyre i kanë vënë njollë suksesit të kësaj skuadre.

Pamjet në mediat sociale tregojnë se tribuna luhatet fjalë për fjalë ndërsa tifozët e largët kërcejnë dhe festojnë.

Në video mund të shihni edhe sesi pjesë të tribunës së stadiumit Max-Morlock tundet nga disa mijëra tifozëve.

Në fund të ndeshjes tifozët e Shtutgartit sulmuan fizikisht tifozët e vendasve dhe fatmirësisht reagimi i shpejtë i policisë ndaloi një përshkallëzim më të madh të konfliktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco