Adani: E rëndë për një skuadër si Interi të diskutojë vendin e katërt

Adani: E rëndë për një skuadër si Interi të diskutojë vendin e katërt

11:02, 07/04/2023

“Interi nuk është përmirësuar, është përkeqësuar”. Me këto fjalë e ka nisur Daniele Adani komentin e tij për zikaltrit, duke vazhduar analizën për sezonin e tyre.

Duke sfumuar rëndësinë e ndeshjes me Juventusin në të cilën ka dënuar episodet e dhunës, për ish-mbrojtësin, fokusi i zikaltërve duhet të jetë te kampionati.

“Është shumë e rëndë për një skuadër si Interi të diskutojë vendin e katërt. Ka një sërë situatash që lidhen me klubin e rinovimet, por skuadra duhet të ketë një reagim drastik.

Interi mund të skualifikohet nga Kupa e Italisë me Juventusin, ose mund të eliminohet nga Benfika, por nuk mund të mbërrijë e pesta në kampionat. Ideja është që Inzagi nuk është i besueshëm as deri në fund të sezonit, jo më për atë të ardhshmin”, u shpreh italiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco