Federata e Holandeze merr masa të ashpra për dhunën në Feyenoord-Ajax

Federata e Holandeze merr masa të ashpra për dhunën në Feyenoord-Ajax

09:50, 07/04/2023

Episodet e dhunshme të regjistruara në Klasiken e Holandës mes Feyenoordit dhe Ajaxit në gjysmëfinale të Kupës shkaktuan një skandal të madh.

Fillimisht, përdorimi masiv i tymueseve detyroi zyrtarët të pezullonin ndeshjen, me Klassen që u godit fort me një çakmak (i shkaktoi gjakderdhje).

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Federatës Holandeze të Futbollit, e cila ka lëshuar një deklaratë zyrtare të firmosur nga drejtoresha Marianne Van Leeuëen, ku thuhet:

“Të gjithë pamë një ngjarje skandaloze dhe një lojtar që nuk ishte i sigurt në fushë. Fatkeqësisht, ky nuk është një rast i izoluar. Këto sjellje janë për t’u dënuar dhe nuk konsiderohen normale, por kjo nuk mjafton për KNVB-në. Të gjithë duhet të jemi në gjendje të kryejmë punën tonë në mënyrë të sigurtë në çdo kohë, prandaj ne po prezantojmë masa më të rrepta:

Hedhja e sendeve

– Nëse objektet hidhen në fushë, gjyqtari ndalon lojën dhe kthehet në dhomën e zhveshjes me skuadrat. Nëse gjatë rifillimit të lojës hidhen objekte të tjera, gjyqtari e braktis lojën përgjithmonë.

– Nëse një lojtar ose arbitri goditet nga objektet e hedhura nga turma, gjyqtari vendos të pezullojë ndeshjen menjëherë.

 Pushtimi i fushës

– Nëse një tifoz pushton fushën, gjyqtari ndërpret lojën dhe skuadrat kthehen në dhomat e zhveshjes. Nëse një pushtues tjetër hyn pas rinisjes, gjyqtari e ndalon lojën përgjithmonë.

– Nëse një tifoz pushton fushën dhe sulmon një lojtar ose një gjyqtar, vjen ndërprerja e menjëhershme e ndeshjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco