Mungesa e Haaland humbet ‘shkëlqimin’ e Manchester City-Liverpool

Mungesa e Haaland humbet ‘shkëlqimin’ e Manchester City-Liverpool

21:55, 30/03/2023

Lajmet nuk janë aspak të mira për Pep Guardiolën në prag të Manchester City-Liverpool.

Dueli i zjarrtë do të zhvillohet të shtunën e 1 prillit në “Etihad Stadium”.

Dy ditë përpara duelit të rëndësishëm, Erling Haaland nuk është stërvitur.

22-vjeçari pësoi një dëmtim në ijë në grumbullim me kombëtaren e Norvegjisë dhe për këtë arsye nuk luajti përballë Gjeorgjisë dhe Spanjës.

Goleadori, pasi kreu vizitat mjekësorë në Barcelonë, është rikthyer në klub për të vazhduar rikuperimin.

Dëmtimi nuk duket shumë serioz për norvegjezin, por mungesa e tij në stërvitje tregon shumë.

Te City nuk duan të rrezikojnë me rikuperimin e tij, kështu që vështirë të luajë ndaj “The Reds”.

Kampionëve në fuqi të Anglisë u duhet patjetër fitorja për të luftuar deri në fund me Arsenalin për titullin kampion.

“Topçinjtë” kanë zhvilluar një ndeshje më shumë dhe udhëheqin kampionatin me tetë pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco