‘Futbolli nuk është më romantik’/ Trajneri i klubit gjerman del kundër Juventus dhe Superligës

‘Futbolli nuk është më romantik’/ Trajneri i klubit gjerman del kundër Juventus dhe Superligës

12:46, 06/03/2023

Të enjten e kësaj jave, Juventusin e pret përballja në raundin e 1/8-tave të Europa League ndaj gjermanëve të Freiburg.

Bardhezinjtë shihen favoritë për të kaluar në çerekfinale, megjithatë te Freiburg janë të përgatitur për të luftuar deri në fund.

Trajneri i gjermanëve, Christian Streich, ka nisur me sulmet e para ndaj “Zonjës së Vjetër” teksa shprehet se bardhezinjtë nuk duhet të mendojnë për Superligën, por të menaxhojnë më mirë paratë që kanë aktualisht, duke qenë se u dënuan pikërisht në lidhje me falsifikimin e bilanceve.

“Unë jam rritur me ngjyrat bardhezi të Juventusit, si fëmijë gjithçka ishte e jashtëzakonshme. Aty luanin lojtarë të mëdhenj, por duke parë gjendjen aktuale dhe mënyrën si sillen skuadrat e mëdha në Itali dhe jo vetëm, kuptoj se futbolli nuk është më romantik.

Të mëdhenjtë kërkojnë të krijojnë Superligën për t’u pasuruar edhe më shumë, por mendoj se më e drejtë do të ishte që fillimisht të mësojnë të administrojnë ato të ardhura që kanë. Kam ndjekur shumë ndeshje të Juventusit, është një klub i madh. Por, kam besimin se kemi shansin tonë”, u shpreh Streich.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco