Bad News Eagles sfidohen nga polakët

Bad News Eagles sfidohen nga polakët

11:19, 06/03/2023

Ekipi i CS:GO, Bad News Eagles, arritën ta kalojnë rrethin e 16 më të mirëve në garën “CCT South Europe Series 3”, falë fitores ndaj ekipit evropian “undefined”.

Kosovarët ishin më të mirë në “Mirage” duke fituar me shifrat 16-14, ndërsa kundërshtarët barazuan rezultatin me lojë në 1-1, pasi fituan në “Vertigo” me shifrat 10-16.

Megjithatë “Shqiponjat” vazhduan lojën e mirë në “Inferno” duke e mbyllur me rezultatin 16-8, për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës.

Aty do të ndeshen me ekipin nga Polonia “Honoris” që fituan në rrethin e 16 më të mirëve ndaj “Eyeballers” 1-2.

Dionis “sinnopsyy” Budeci, Rigon “rigoN” Gashi, Flatron “juanflatroo” Halimi, Genc “gxx” Kolgeci dhe Sener “SENER1” Mahmuti, do të ballafaqohen sot me polakët nga ora 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco