‘Dukej si ai Liverpooli i vjetër, Manchester United ishte skandal në pjesën e dytë’

‘Dukej si ai Liverpooli i vjetër, Manchester United ishte skandal në pjesën e dytë’

11:57, 06/03/2023

Liverpool mori një fitore madhështore kundër rivalëve të tyre më të mëdhenj në Premier League, Manchester United.

Tifozët e “The Reds” shijuan një mbrëmje magjike në “Anfield” teksa skuadra e tyre e zemrës triumfoi me shifrat 7-0.

Gjithçka ishte perfekte për Liverpoolin, ndërsa pas sfidës një nga legjendat e të kuqve, Jamie Carragher, u shpreh se Manchester United ishte skandaloz në fraksionin e dytë të lojës, aty ku pësuan gjashtë gola.

“Manchester United ishte shumë keq në pjesën e dytë, ndërsa Liverpooli ishte shumë mirë. Mua m’u duk si ai Liverpooli i vjetër, sepse në kohët e fundit skuadra e Jurgen Klopp ka vuajtur. Ishte një shok total për United. Kur shoh Liverpoolin me atë performancë, më vjen çudi se si kanë luajtur aq keq në këtë sezon.

Nga ana tjetër është një rezultat turpërues për Manchester United. Tashmë, Liverpool karikohet edhe më shumë për të arritur vendin e katërt dhe duke parë rrjedhën e sezonit, për ta do të ishte një arritje e madhe. Por, nuk do ta kenë të lehtë duke nisur nga ndeshja e radhës në transfertë ndaj Bournemouth”, u shpreh Carragher.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco