Tifozët e Romës tallen me Juventusin: Do ktheheni në Serie B

Tifozët e Romës tallen me Juventusin: Do ktheheni në Serie B

11:33, 06/03/2023

Roma e Jose Mourinho mori një fitore tejet të rëndësishme në “Olimpico” ndaj Juventus.

Heroi për verdhekuqtë ishte Gianluca Mancini, i cili në minutën e 53-të realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca.

Ndërkohë, në stadiumin e kryeqytetasve nuk munguan as thumbimet ndaj Juventusit.

Tifozeria verdhekuqe e gjitha në kor nisi të kërcënonte bardhezinjtë se do të riktheheshin shumë shpejt në Serie B.

Një kor që zgjati për më shumë se një minutë, me tifozerinë romane e cila u kujdes që zëri i tyre të ishte mjaftueshëm i qartë dhe provokues.

E gjitha lidhet me faktin se torinezët janë në një çështje të hapur në lidhje me bilancet financiare të sezoneve të fundit, por edhe në kontratat që kanë nënshkruar me lojtarët.

Për momentin, bardhezinjtë janë dënuar me minus 15 pikë nga sezoni aktual dhe mund ta pësojnë edhe më rëndë deri në fundin e procesit.

Megjithatë, nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit po punojnë që të dalin të pastër nga procesi dhe jo vetëm të mos penalizohen më tej, por edhe t’iu rikthehen 15 pikët e hequra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco