Ja kush janë gjyqtarët e derbit Partizani-Tirana

Ja kush janë gjyqtarët e derbit Partizani-Tirana

10:29, 06/03/2023

Pasditen e sotme, në orën 19:00, do të luhet në “Air Albania” derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar dhe çdo detaj ka rëndësi, aq më shumë arbitri i ndeshjes.

Kryesori i kësaj sfide do të jetë tiranasi Juxhin Xhaja, një nga më cilësorët e kampionatit.

Ky është derbi i dytë në këtë sezon, që do të drejtohet nga 32- vjeçari.

E para ishte përballja e parë mes këtyre dy ekipeve, e luajtur po në “Air Albania”, ku Tirana fitoi me shifrat 0-2, pas një ndeshjeje, ku Xhaja akordoi dy kartonë të kuq për Lulajn dhe Matondon, si dhe një penallti në favor të Tiranës.

Pavarësisht se u bë protagonist, vendimet e tij u konsideruan të rregullta.

Ai e gjykoi Tiranën edhe në fitoren në limite ndaj Kastriotit në Superiore para pak ditësh, teksa edhe Partizani ka mposhtur minimalisht Bylisin në javën e tretë nën gjykimin e tij.

Gjyqtarë anësorë do të jenë Nertil Bregasi dhe Dojando Myftari, teksa Erjon Bastari do të jetë në rolin e arbitrit të katërt.

Në VAR do të survejojë lezhjani Eldorjan Hamiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco