Reali u ndal në transfertë, Ancelotti: Kampionatin nuk e kemi humbur, luftojmë deri në fund

Reali u ndal në transfertë, Ancelotti: Kampionatin nuk e kemi humbur, luftojmë deri në fund

09:29, 06/03/2023

Real Madridi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Betisit.

“Los Blancos” lanë dy pikë të çmuara sa i takon garës së titullit me Barcelonën teksa katalanasit tashmë i gëzohen 10 pikëve diferencë.

Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti beson ende se skuadra e tij mund ta fitojë kampionatin në fundin e sezonit me italianin që thekson se do të luftojnë deri në fund.

“Mendoj se kjo ndaj Betisit ishte një ndeshje e hapur deri në fund, por në disa momente na mungoi efikasiteti. Kishim disa raste që mund të kishim shënuar. Për fat të mirë, u treguam të zotë sa i takon aspektit difensiv dhe për mendimin tim kampionati ende nuk mund të konsiderohet i mbyllur.

Sigurisht, avantazhi që ka Barcelona është shumë i vlefshëm për ata, por kemi detyrën që të luftojmë deri në fund. Ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, por e kemi të qartë se duhet të bëjmë më mirë në sfidat e mbetura”, u shpreh Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco