Barcelona rikthehet te fitorja, shkon +10 nga Reali

Barcelona rikthehet te fitorja, shkon +10 nga Reali

18:49, 05/03/2023

Barcelona rikthehet te fitorja, pasi mposhti jo pa mundim Valencian dhe çoi përkohësisht në 10 pikë diferencën me Realin e Madridit ndjekës.

Në “Cmp Nou”, katalanasit e nisën vrullshëm dhe zhbllokuan sfidën në minutën e 15’ me anë të brazilianit Raphinha, i cili shfrytëzoi një pasim mjeshtëror të Busquets.

Gjithçka po shkonte mirë për katalanasit, që në minutën e 55-të patën rastin të dyfishojnë, por Ferran Torres shpërdoroi penalltinë, duke gjuajtur në shtyllën e portës së valencianëve.

Për ta komplikuar edhe më shumë ndeshjen, mendoi Araujo, që bëri një faull si lojtar i fundit në të 59-ën dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë të tijtë me 10 futbollistë.

Gjithsesi të besuarit e Xavit ia dolën të rezistojnë edhe me një lojtar më pak, duke u rikthyer te fitorja, që i çon përkohësisht në kuotën e 62 pikëve, 10 më shumë se Reali i Madridit, që luan sonte në transfertën andaluze ndaj Betisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco