Juventusi bën detyrën ndaj Spezias, Kean e Di Maria i japin  fitoren ‘Zonjes’

Juventusi bën detyrën ndaj Spezias, Kean e Di Maria i japin fitoren ‘Zonjes’

20:02, 19/02/2023

Juventusi mposhti në transfertë Spezian dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi në Serie A.
Të besuarit e Max Allegrit triumfuan me rezultatin 2-0, ku Kean dhe Di Maria realizuan nga një gol në çdo pjesë të lojës.

Juventusi e nis mirë takimin dde jep shkëndijat e para që në fillim. Bardhezinjtë janë kërkues dhe krijojnë disa mundësi që fillimisht nuk finalizohen. Megjithatë, në minutën e 32-të është Moise Kean që nis festën për "Zone e Vjetër" duke realizuar golin e parë të takimit. Nga ana tjetër,Spezia provon të reagojë me Eldor Shomurodov, por Perin tregohet i vëmendshëm dhe e mban portën e paprekur duke çuar ekipin në dhomat e zhveshjes në epersine e një goli.

Në pjesën e dytë Spezia e nis me një rast te mirë me Verden, por Perin është sërish i vëmendshëm. Juventusi shton ritmin dhe gjen golin e dytë me Angel Di Maria. 2-0 dhe tashmë Juventusi ka qetësinë e nevojshme. Spezia provon të rihapè takimim në fundin e tij me Nikolaou që provon me kokë, por pa sukses.

Në fund sfida mbyllet me fitoren e pastër të Juventusit që grumbullon tre pikë të tjera të rendësishme dhe ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vendin e shtatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco