Nuk i shpëton dot fatit: U gjend i vdekur nëm rrënoja, Atsu anuloi fluturimin natën e tërmetit për shkak të një goli

Nuk i shpëton dot fatit: U gjend i vdekur nëm rrënoja, Atsu anuloi fluturimin natën e tërmetit për shkak të një goli

09:32, 18/02/2023

Është gjendur pas 12 ditëve nën rrënoja, trupi i pajetë i futbollistit ganez të Hatayspor, Christian Atsu.

Atsu, kishte mbetur nën rrënoja pas tërmetit që deri më tani ka marrë mbi 41,000 jetë njerëzish në Turqi.

Ndërkohë, detaje të reja vijnë për orët e fundit të futbollistit nga Gana, fati i trishtë i të cilit i ka pikëlluar të gjithë.

Drejtori i Përgjithshëm i Hatayspor, Fatih Ilek, zbuloi sfondin dramatik të ngjarjes, duke theksuar se Atsu kishte planifikuar të kthehej në familjen e tij, por anuloi fluturimin e tij disa orë para tërmetit.

"Ai foli me trajnerin duke kërkuar ditë pushimi pas ndeshjes kundër Gaziantep. Atsu planifikoi të largohej nga klubi nëse gjente një ekip të ri dhe kërkesa e tij u pranua nga trajneri Volkan Demirel dhe ai nuk luajti kundër Gaziantep. Duhej të shkonte në Francë për t'u bashkuar me familjen e tij, por kur luajti mirë dhe shënoi një gol në ndeshjen e radhës kundër Kasimpasa, Atsu anuloi biletën e tij të avionit. Tërmeti ndodhi pothuajse në të njëjtën ditë. Christian kishte një fluturim në orën 23:00, por e anuloi. Më pas ndodhi tërmeti në orën 4 të mëngjesit, tragjedi", përfundoi lideri Hatayspor, raporton Corriere dello Sport .

Atsu ishte pjesë e skuadrës së Neëcastle që u rikthye në Premier League në 2017 pasi u bashkua me huazim nga Chelsea dhe më vonë e bëri këtë lëvizje. Ai gjithashtu pati periudha të shkurtra te Everton dhe Bournemouth, përpara se të transferohej te Hatayspor në 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco