Partizani zyrtarisht në krizë, Teuta shokon 'demat' në shtëpi

Partizani zyrtarisht në krizë, Teuta shokon 'demat' në shtëpi

17:54, 26/01/2023

"Të kuqtë” e drejtuar nga Giovanni Colella  janë mposhtur në shtëpi 0-2 nga Teuta.

Në sfidën kur pritej kthesa dhe tentativa për të rimarrë kreun, kryeqytetasit zhgënjyen totalisht përballë një Teute që nën drejtimin e Edi Martinit ka rilindur dhe jo vetëm i është larguar fundit, por po sheh edhe nga Europa.

Durrsakët triumfuan 2-0 në stadiumin “Partizani”, falë golave të shënuar nga Marku dhe Kallaku.

Falë këtij suksesi Teuta ngjitet në vendin e 7-të në renditje në kuotën e 21 pikëve. Partizani është zyrtarisht në krizë, pasi për “të kuqtë” kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në kampionat pa fitore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco