Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Milani në hetim për shitjen e ‘dyshimtë’ të klubit

Milani në hetim për shitjen e ‘dyshimtë’ të klubit

17:15, 26/01/2023

Policia financiare e Milanos është futur në lojë për të hetuar më në detaje shitjen e Milanit nga fondi Elliott te RedBird e Gerry Cardinale.

Transferimi u finalizua në muajin gusht dhe mendohet se në këtë mes i dyshuar është një ish-aksioner në minorancë i quajtur “Blue Skye” i cili ka bërë disa denoncime për të bllokuar shitjen e Milanit nga një fund te një tjetër.

Policia dhe prokuroria kanë sekuestruar shumë dokumente dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zbardhin më shumë detaje. Për momentin nuk ka emra apo kompani në qëndër të akuzës por nuk përjashtohet që çështja të bëhet serioze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco