‘Vetëm unë besoja tek ai”, Xavi thur elozhe për sulmuesin francez

‘Vetëm unë besoja tek ai”, Xavi thur elozhe për sulmuesin francez

16:23, 26/01/2023

Barcelona mposhti 1-0 Real Sociedad falë golit të Ousmane Dembele. Falë golit të tij katalanasit  u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Xavi e ka mbrojtur gjithmonë nga kritikat sulmuesin francez, madje ishte ai që insistoi më shumë se të gjithë për rinovimin e kontratës së tij. Trajneri i Barcelonës e cilëson si një ndër lojtarët më të mirë në botë 25-vjeçarin.

Që nga ardhja ime, Dembele është përmirësuar shumë. Unë shoh vuajtjen e mbrojtësve anësorë që luajnë përballë tij. Gjithmonë kam besuar tek Ousmane, e ndjeja që kishte shumë për t’i dhënë Barcelonës.

Ai u përball me shumë kritika, nuk ishin të paktë njerëzit që nuk e donin më te Barcelona. Tani e duartrokasin dhe i dhurojnë ‘standing ovation’.

Jam jashtëzakonisht i lumtur për të. Dembele është një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Unë e di prej kohësh, sa mirë që edhe ai ka filluar ta besojë”, deklaroi trajneri i Barcelonës në lidhje me sulmuesin e djathtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco