Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Tirana nxjerr njoftimin, bardheblutë ndahen me mesfushorin

Tirana nxjerr njoftimin, bardheblutë ndahen me mesfushorin

18:32, 23/01/2023

 

Klubi i Tiranës dhe Vesel Limajn ndajnë rrugët teksa mesfushori është tashmë një lojtar i lirë për të zgjedhë të ardhmen e tij. Nëpërmjet rrjeteve sociale, bardheblutë falenderuan mesfushorin për kontributin e tij me Limajn që ishte pjesë e Tiranës nga vera e vitit 2021.

Gjatë kësaj periudhe, 26-vjeçari rezultoi një element shumë i rëndësishëm për kryeqytetasit që triumfuan në kampionat.

Image

Megjithatë, ky sezon nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Limajn që humbi statusin e titullarit ndërsa numëron 14 paraqitje në Superiore duke shënuar vetëm një gol. Tashmë, me statusin e një lojtari të lirë, pritet që në vijim edhe Vesel Limaj të përcaktojë klubin ku do të vazhdojë karrierën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco