Rezultatet e dobëta kushtojnë, Evertoni shkarkon teknikun Frank Lampard

Rezultatet e dobëta kushtojnë, Evertoni shkarkon teknikun Frank Lampard

17:55, 23/01/2023

 

Ka përfunduar aventura e Frank Lampard në krye të pankinës së Evertonit. Ish-mesfushori i Chelsea dhe kombëtares angleze është shkarkuar nga detyra e tij.

Fatale për Lampard ka qenë disfata e fundit në kampionat 2-0 përballë West Hamit, që ishte vazhdimësi e rezultateve negative në kampionat.

Evertoni është futur në një krizë rezultatesh, pasi nuk fiton në Premier League që nga 22 tetori i vitit të kaluar dhe si pasojë skuadra ja zbritur në vendin e parafundit në klasifikim dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco