Zyrtare/ Ronald Koeman është trajneri i ri i Holandës

Zyrtare/ Ronald Koeman është trajneri i ri i Holandës

17:42, 23/01/2023

 

Ronald Koeman kthehet në krye të pankinës së kombëtares së Holandës. Të hënën ish-trajneri i Barcelonës ka firmosur kontratën me federatën holandeze dhe është prezantuar para mediave.

Koeman ka drejtuar edhe më parë “tulipanët” në vitet 2018-2020, para se të vendoste të merrte drejtimin e klubit “Blaugrana”.

Rikthimi i tij në pankinën e Holandës ishte njoftuar që në prill të vitit 2022, kur u bë e ditur që Louis Van Gaal do të largohej nga detyra pas përfundimit të Botërorit të Katarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco