Askush si Haaland! Ylli norvegjez thyen një tjetër rekord

Askush si Haaland! Ylli norvegjez thyen një tjetër rekord

17:19, 23/01/2023

Pesë muaj pas transferimit të tij në Premier League, Erling Haaland, vetëm 22-vjeç po thyen çdo rekord. Me tripletën e realizuar përballë Ëolves, sulmuesi norvegjez e çoi në 4 numrin e tregolëshave të realizuar në Premier League.

Me këto shifra Haaland ka thyer rekordin e Ruud Van Nistelrooy, të cilit i janë dashur 65 ndeshje për të realizuar katër tripleta në Premier League. Ndërkohë që statistikat nuk ndalen këtu.

Në 19 ndeshje, Erling Haaland ka arritur të realizojë 25 gola në Premier League. Në vetëm 19 javë, Haaland ka arritur të realizojë më shumë se golashënuesit e tre edicioneve të fundit të Premier League.

Në sezonin e kaluar, Salah dhe Son realizuan nga 23 gola. Po 23 gola realizoi Kane dy sezone, më parë. Në shifra të njëjta edhe Vardy i Leicester në sezonin 2019-2020. Me statistikat që ka deri më tani dhe me moshën që premton shumë, Haaland është kthyer në një “përbindësh” për Manchester Cityn duke synuar të thyej shumë rekorde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco