VIDEO/ Mbappe imiton gjestin e portierit të Argjentinës në Botëror, pamjet bëhen virale

VIDEO/ Mbappe imiton gjestin e portierit të Argjentinës në Botëror, pamjet bëhen virale

15:13, 23/01/2023

Kylian Mbappe është fiksuar nga një kamera amatore duke imituar gjestin kontrovers të Emiliano “Dibu” Martínez pas marrjes së “Dorezës së Artë”, si portieri më i mirë i Kupës së Botës “Katar 2022”.

Argjentinasi e vendosi çmimin në zonën gjenitale gjatë festës pas përfundimit të finales me Argjentinën.

Gjesti i Mbappe u regjistrua teksa largohej nga kampi stërvitor i Paris Saint-Germain dhe shpejt u bë viral në rrjetet sociale.

Pas Kupës së Botës, i pyetur për festimet e shfrenuara dhe shpesh të tepruara të argjentinasve, Mbappe do të komentonte:

“Festimi nuk është problemi im. Nuk duhet të shpenzosh energji për gjëra të kota”.

Ndërsa Emi Martinez, do të shprehej: “E bëra sepse më ngacmuan francezët. Krenaria nuk shkon me mua”. Një nga imazhet e finales së Kupës së Botës ishte ajo e Emiliano Martínez duke ngushëlluar Kylian Mbappénë, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco