Futbollisti shqiptar transferohet te Koln në Bundesligë

Futbollisti shqiptar transferohet te Koln në Bundesligë

14:12, 23/01/2023

Leart Paqarada kalon nga FC St. Pauli te FC Koln si një transferim i lirë për sezonin e ri.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, përmes një njoftimi.

Ai do jetë lojtar i Koln deri në qershor të vitit 2026 dhe do t’i bashkohet atyre gjatë verës.

“FC Koln siguroi shërbimet e Leart Paqarada. Mbrojtësi i majtë, i cili aktualisht është nën kontratë me FC St. Pauli, do të transferohet në Koln si transferim i lirë në verë dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026.

28-vjeçari ka bërë 15 paraqitje në Bundesligën e dytë këtë sezon. Ai shënoi një gol dhe asistoi katër herë. Tashmë në sezonin e kaluar ai shkëlqeu me dhjetë asistime si asistuesi më i mirë në ligë në pozicionin e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

I lumtur me kalimin e tij te Koln është shprehur vetë lojtari.

“Jam jashtëzakonisht krenar që do të vesh fanellën e Koln nga sezoni i ardhshëm. Një qytet i tërë që jeton dhe e do këtë klub me plot emocione. Të kthehem në qytetin ku jam rritur dhe që ka qenë gjithmonë shtëpi për mua është një ndjenjë e papërshkrueshme. Mezi pres të dal në Müngersdorf për herë të parë. Por deri atëherë, fokusi im i plotë do të jetë tek FC St. Pauli, të cilit i detyrohem shumë dhe me të cilin dua ta kujtoj gjithmonë pozitivisht”, tha Paqarada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco