Benzema barazon Raul, përpara tij është vetëm Ronaldo

Benzema barazon Raul, përpara tij është vetëm Ronaldo

12:35, 23/01/2023

“San Mames” apo “La Catedral”, quajeni si të doni stadiumin e Bilbaos.

Për Karim Benzemanë nuk bën asnjë ndryshim. Ky stadium dhe Bilbao janë një rival që i shkojnë për shtat francezit.

Bilbao është viktima e preferuar e tij, teksa i ka shënuar 17 gola në 26 ndeshje.

Por goli i shënuar ndaj baskëve në fitoren 2-0 të madrilenëve ka pasur dhe të tjera vlera për sulmuesin francez.

Me golin e realizuar të dielën në mbrëmje ndaj Bilbaos, Benzema ka arritur shifrën e 228 golave në La Liga me fanellën e Realit të Madridit.

Në këtë mënyrë, ai ka barazuar Raul Gonzalesin po me të njëjtin numër golash në vendin e dytë në listën e golashënuesve të Madridit në La Liga.

Para tij qëndron vetëm miku i vet, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar plot 312 gola në La Liga me “Los Blancos”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco