Gola dhe asiste/ Si u paraqitën futbollistët e Kombëtares këtë fundjavë

Gola dhe asiste/ Si u paraqitën futbollistët e Kombëtares këtë fundjavë

10:20, 23/01/2023

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive këtë fundjavë, teksa nuk kanë munguar as golat e realizuar nga legjionarët kuqezi.

Dy sulmuesit kuqezi, Sokol Cikalleshi e Taulant Seferi, kanë gjetur rrugën e rrjetës me ekipet respektive në kampionatin arab e atë ukrainas.

Si Cikalleshi, ashtu edhe Seferi, duket se po kalojnë një formë mjaft të mirë, teksa të dy kanë realizuar sërish për skuadrat e tyre edhe para pak ditësh.

Mesfushori kuqezi, Odise Roshi, ka dhuruar spektakël këtë javë në Turqi, duke asistuar dy herë te shokët e skuadrës e duke qenë faktor i rezultatit pozitiv për skuadrën e tij.

Sakaq, ai është vlerësuar nga uebsajti i specializuar për statistika, “SofaScore” si futbollisti më i mirë në radhët e Sakariasporit, ndërsa si lojtarët më të mirë në ekipet e tyre këtë fundjavë janë vlerësuar edhe Enis Çokaj te Panathinaikos dhe Elhan Kastrati në radhët e Cittadellës.

Gjatë fundjavës, të tjerë futbollistë të Kombëtares shqiptare si Berat Gjimshiti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Frederic Veseli etj., janë aktivizuar me skuadrat e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco