VIDEO/ Gjashtë muaj më parë mësoi se vuante nga kanceri, sot realizoi hat-trick për shtatë minuta

VIDEO/ Gjashtë muaj më parë mësoi se vuante nga kanceri, sot realizoi hat-trick për shtatë minuta

18:40, 13/01/2023

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastian Haller, realizoi një hat-trick në ndeshjen e dytë pas rikthimit, pasi luftoi me një sëmundje të keqe.

Vetëm gjashtë muaj më parë, Haller mësoi se vuante nga një tumor në testikuj, pas së cilës iu përkushtua mjekimit. Ai iu nënshtrua operacionit dhe kimioterapisë, ndërsa pak ditë më parë u rikthye në stërvitje.

Ai tregoi se është fituesi më i madh i ditës në ndeshjen e sotme ndaj Baselit. Skuadra e tij fitoi 6-0 dhe Haller shënoi tre golat e fundit të ndeshjes.

 

 

Atij iu deshën vetëm shtatë minuta për hat-trick. Ai shënoi nga minuta e 81 deri në minutën e 88 të ndeshjes.

Ky është lajmi që ka kënaqur të gjithë tifozët e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, nga të cilët kanë pasur gjithmonë pritshmëri të mëdha te Dortmund.

Edhe pse u njoftua se Dortmundi nuk do të nxitonte rikuperimin e tij dhe se do të prisnin derisa ai vetë të vendoste se ishte gati, duket qartë se dëshira për t'u rikthyer te Haller ishte më e fortë se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco