Ish-lojtari i Man United është tani një prift katolik: Kisha gjithçka, por u ndjeva bosh

Ish-lojtari i Man United është tani një prift katolik: Kisha gjithçka, por u ndjeva bosh

17:12, 13/01/2023

Pas përfundimit të karrierës së tyre, shumë futbollistë vendosin të qëndrojnë në atë botë dhe të trajnojnë skuadra apo ndonjë punë tjetër (si prsh drejtor teknik), por ish-lojtari i Irlandës së Veriut, Philip Mulryne është ndryshe nga një histori e tillë.

Mulryne dikur kishte një rol si shkatërrues në skuadër. Ai kaloi nëpër akademinë e të rinjve të Manchester Unitedit, ku nënshkroi një kontratë profesionale në vitin 1996 dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë.

Megjithatë, ai kurrë nuk pati një mundësi serioze në Old Trafford, kështu që u transferua te Norwich, ku përjetoi momentet më të mëdha në karrierë dhe luajti deri në vitin 2005. Ai gjithashtu luajti për Cardiff dhe Leyton, përpara se të përfundonte karrierën e tij në 2008 në King's Lynn.

Ndërsa luante në Norwich, një pikë kthese ndodhi në jetën e tij dhe Mulryne iu përkushtua besimit. Hap pas hapi, ai u bë një prift katolik që kryesonte një kongregacion në Irlandë.

"Gjithçka filloi gjatë vitit tim të fundit te Norwich. Isha i pakënaqur me të gjithë stilin e jetës. Ne futbollistët kemi një jetë të mrekullueshme dhe isha shumë i privilegjuar, por zbulova se kisha një boshllëk. U trondita, pse nuk jam i lumtur kur unë kam gjithçka që duan të rinjtë”, tha Mulryne.

Ish-lojtari p i kombëtares së Irlandës së Veriut tregon se rikthimi i tij në besim e ndihmoi të rifitonte ndjenjën e një njeriu të përmbushur.

"Më nisi në rrugën e rieksplorimit të besimit tim, besimit që kisha si i ri. Vendosa të kthehesha në shtëpi pas një viti dhe më pas gjithçka u përmbys. Fillova të jem vullnetar në një qendër për të pastrehët. Shkova në meshë dhe isha i rregullt në lutje. Me besim pata përsëri ndjenjën e përmbushjes. Futbolli sjell ulje-ngritje dhe në besim kishte diçka që më jepte gjithmonë një ndjenjë të qëndrueshme kënaqësie", shpjegoi ish-futbollist.

Që nga viti 2017 është  meshtar dhe i shërben famullisë së kishës së pavarur të Shën Mërisë në Kork. Ai është tani Reverend At Philip Mulryne dhe është i kënaqur me zgjedhjen e tij.

Gjatë karrierës së tij ai fitonte 600,000 £ në kulmin e tij, por ai vendosi të shkonte në një drejtim krejtësisht tjetër dhe nuk është penduar kurrë për këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco