Zyrtare/ Aventura e tretë në Durrës, klubi i Teutës transferon lojtarin e Tiranës

Zyrtare/ Aventura e tretë në Durrës, klubi i Teutës transferon lojtarin e Tiranës

16:56, 13/01/2023

Teuta ka zyrtarizuar një përforcim të rëndësishëm në fazën ofensive. Me anë të një komunikate zyrtare, klubi durrsak ka njoftuar rikthimin e Sherif Kallakut.

24-vjeçari, i cili ka veshur shtatë herë fanellën kuqezi të Kombëtares, do të jetë pjesë e skuadrës së Edi Martinit në vazhdim të sezonit në Superiore, teksa ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore.

Kjo është hera e tretë që mesfushori i avancuar do të garojë me Teutën. Kallaku firmosi me Tiranën verën e kaluar, me bardheblutë fitoi Superkupën e Shqipërisë, ndërkohë që realizoi dy gola gjatë aktivizimit me ekipin e Orges Shehit.

NJOFTIMI I TEUTËS

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Sherif Kallaku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten, pasi ishte pjesë e Tiranes në gjysmën e parë të sezonit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kallaku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit. Mirë se vjen Sherif Kallaku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco