Messi do të nënshkruajë një kontratë të re me PSG dhe do të luajë një ndeshje miqësore kundër Ronaldos

Messi do të nënshkruajë një kontratë të re me PSG dhe do të luajë një ndeshje miqësore kundër Ronaldos

15:19, 03/01/2023

Pas një Botërori të suksesshëm në Katar dhe fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi do të vazhdojë kontratën me PSG-në dhe më pas do të përballet me një rival të njohur.

Siç dihet, futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Riad ku iu bashkua klubit të ri Al-Nassr dhe Messi së shpejti do të arrijë në Arabinë Saudite. Shkak është bërë ndeshja miqësore e dakorduar mes skuadrës së PSG-së dhe skuadrës së kombinuar të Al-Nassr dhe Al Hilal.

 

Shkak për zhvillimin e ndeshjes janë bërë pikërisht dy futbollistë fenomenalë, pra zgjatja e kontratës së Messit me PSG-në dhe ardhja e Ronaldos në Al-Nassr.

 

Messi duhet të vazhdojë zyrtarisht kontratën me parisienët këtë javë, ndërsa data e mundshme e ndeshjes miqësore është planifikuar për në 19 janar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco