Polemika e madhe te Al-Nasr: Çfarë ndodhi me lojtarin që mbante numrin 7 para Ronaldos

Polemika e madhe te Al-Nasr: Çfarë ndodhi me lojtarin që mbante numrin 7 para Ronaldos

13:57, 03/01/2023

Para se Cristiano Ronaldo të mbërrinte në Al-Nasr, fanella me numër shtatë i përkiste Jalolidin Masharipov, një prej lojtarëve më të vlefshëm të skuadrës saudite dhe kishte informacione kontradiktore për atë që i ndodhi pas transferimit të portugezit.

Burimet në Arabinë Saudite fillimisht pohuan se uzbekistanasi nuk donte t'ia dorëzonte numrin e tij pesë herë fituesit të Topit të Artë dhe për pasojë u largua nga skuadra.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe. Masharipov mbeti në skuadër dhe nuk e pati problem të përshtatej dhe të zgjidhte numrin 77, ndonëse uzbeku do të duhet ta fitojë vendin e tij tani e tutje, duke qenë se luan në të njëjtin pozicion me portugezin.

Image

Meqë ra fjala, Ronaldo mbërriti në mbrëmje për prezantimin si futbollist i ri i Saudi Al-Nassr dhe asi me eksperiencë foli për herë të parë pasi u konfirmua se transferimi tashmë ishte rënë dakord.

Në videon e shkurtër, Ronaldo tha: "Përshëndetje djema, shihemi së shpejti".

Kështu Ronaldo, i cili supozohet se ka kaluar pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore dhe do t'i përfundojë në Riad, do të prezantohet këtë të martë rreth orës 17:00.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco