Futbollisti amerikan pëson arrest kardiak në fushë

Futbollisti amerikan pëson arrest kardiak në fushë

13:41, 03/01/2023

Lojtari i futbollit amerikan Damar Hamlin ndodhet në një “gjendje kritike” në spital pasi u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje NFL, (Liga profesioniste e futbollit amerikan.)

Lojtari i ri kishte arritur të ngrihej në këmbë dhe dukej se po rregullonte përkrenaren e tij, por më pas u rrëzua mbrapsht dhe u shtri pa lëvizur.

Një ambulancë shkoi në fushë ndërsa lojtarët e habitur shikonin, dhe turma në lojën midis Buffalo Bills dhe Cincinnati Bengals ra në heshtje.

Hamlin tani është në një gjendje kritike në spital, ka konfirmuar NFL.

Ekipi shkroi në Twitter se Hamlin kishte "pësuar një arrest kardiak pas një goditjeje në lojën tonë kundër Bengalëve".

"Rrahjet e tij të zemrës iu rikthyen në fushë dhe ai u transferua në Qendrën Mjekësore të UC për analiza dhe trajtim të mëtejshëm. Ai aktualisht është i qetësuar por në gjendje kritike."

Një deklaratë nga NFL tha: "Mendimet tona janë me Damar dhe Buffalo Bills".

 

Dy vjet më parë, bota e futbollit u trondit në kampionatin Euro 2020 kur lojtari i kombëtares daneze dhe lojtari aktual i Manchester United, Christian Eriksen u rrëzua në mënyrë të ngjashme në fushën e lojës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco