Lajm i trishtë, ndërron jetë kampioni i garave 'Rally'

Lajm i trishtë, ndërron jetë kampioni i garave 'Rally'

12:36, 03/01/2023

Ken Block, kampioni i garave "Rally", ylli i sporteve të aksionit dhe bashkëthemeluesi i DC Shoes ka gjetur vdekjen në moshën 55-vjeçare pas një aksidenti të rëndë me motor dëbore në Jutah, Usa.

Detajet rreth aksidentit nuk janë ende të qarta, por ekipi i Block, Hoonigan, lëshoi një deklaratë mbi tragjedinë duke thënë; "Me keqardhje të thellë konfirmojmë lajmin se Ken Block ndërroi jetë në një aksident me motor dëbore. Ken ishte një vizionar, një pionier dhe një ikonë. Dhe më e rëndësishmja, një baba dhe bashkëshort."

Keni la pas gruan e tij Lucy dhe 3 fëmijë. Pilote është edhe vajza 16-vjeçare e Block, Lia .

Video:

Video të Ken Block

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco