VIDEO/ Shefi i UFC-së, Dana White godet gruan e tij

VIDEO/ Shefi i UFC-së, Dana White godet gruan e tij

12:26, 03/01/2023

Natën e ndërrimit të viteve në një klub nate në Cabo/Meksikë, shefi i UFC-së, Dana White, 53 vjeç po festonte vitin e ri me gruan e tij Anne.

Por në videon e publikuar së fundi shihet çifti duke debatuar egërisisht, madje duke goditur dhe njëri-tjetrin.

Video tregon Anne duke goditur bashkëshortin e saj, ku më pas ky i fundit i kundërpërgjigjet,

Megjithatë, Dana White nuk e goditi vetëm gruan e tij.

Këtë e ka pranuar shefi i UFC-së për portalin mediatik amerikan “TMZ”.

Në deklaratën e tij ai thoshte:

“Isha në Meksikë për pushime me familjen time dhe unë dhe gruaja ime ishim jashtë  në natën e Vitit të Ri dhe fatkeqësisht diçka ndodhi. Unë jam një nga ata djem, e kam thënë prej vitesh: 'Nuk ka kurrë një justifikim që një burrë të prekë një grua'. Dhe tani jam këtu në TMZ duke folur për të. Unë dhe gruaja ime jemi të martuar për gati 30 vjet. Ne jemi njohur që kur ishim gati 12 vjeç. Padyshim që kemi kaluar shumë së bashku dhe kemi tre fëmijë dhe është një nga ato situata e tmerrshme.”

White pranon se është turpëruar nga ngjarja dhe se ai dhe gruaja e tij janë të shqetësuar për fëmijët.

Shefi i UFC u shpreh: “Ne kemi tre fëmijë. Pasi u shfaq videoja, ne ua treguam atë fëmijëve tanë.”

White dhe gruaja e tij tani duan të përqendrohen më shumë te familja.

Ai është i vetëdijshëm se këto goditje do të kenë pasoja, duke u shprehur:

 “Njerëzit do të kenë mendimet e tyre për këtë. Shumica e opinioneve do të jenë të sakta. Ju kurrë nuk duhet të ngrini dorë mbi një grua. Unë dhe gruaja ime e duam njëri-tjetrin. Ne kemi qenë bashkë për një kohë shumë të gjatë. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin që kur ishim adoleshent dhe kjo është vetëm një nga ato situata fatkeqe”.

* Ultimate Fighting Championship ( UFC ) është një kompani amerikane e promovimit të arteve marciale të përziera.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco