Pele: Zhurmë për selfiet e Infatinos pranë arkivolit dhe për buzëqeshjen e vajzës së tij

Pele: Zhurmë për selfiet e Infatinos pranë arkivolit dhe për buzëqeshjen e vajzës së tij

11:36, 03/01/2023

Mijëra njerëz u ‘derdhën’ në stadium për t’i bërë nderimete fundit futbollistit legjendar Pele pak orë para varrimit të tij, ndërsa vdekja e tij shkaktoi trishtim më mbarë botën.

Megjithatë kishte nga ata që pelegrinazhin popullor e ngatërruan me një festë, duke mos fshehur entuziazmin për mundësinë që kishin pasur në rol të privilegjuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Peles.

Në qendër të fushës ku ishte vendosur trupi i Peles ishte dhe familja e tij të cilët vendosën të bëjnë një foto familjare.

Mirëpo buzëqeshja e vajzës së Peles në këtë foto familjare ka shkaktuar reagime në rrjete sociale.

Image

Image

Gjithashtu dhe kreu i FIFA-s Gianni Infantino është vënë në qendër të kritikave.

Presidenti i FIFA-s shihet qartë në foto duke bërë një selfie me celularin e tij, së bashku me njerëzit që qëndrojnë rreth arkivolit.

Image

“Ndjejmë emocion të madh, sepse Pele është një simbol i futbollit botëror. Nuk e pashë të luante, por e gjithë bota e di se kush e ka bërë. FIFA dhe të gjitha Konfederatat do t'i bëjnë homazhe atij me një minutë heshtje në ndeshje. Një akt më i rëndësishëm do të jetë t'u kërkohet 211 anëtarëve të FIFA-s që të emërtojnë një stadium me emrin Pele, në mënyrë që pas 30, 40, 50 vitesh të gjithë ta dinë ende rëndësinë e tij, sepse është i përjetshëm. FIFA me siguri do ta nderojë “mbretin” ashtu siç e meriton”, tha ai.

Por në një foto tjetër, megjithatë, ai duket se po dëgjon me buzëqeshje gruan e Peles, e cila duket e shkatërruar.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco