Mick Schumacher uron babanë e tij të famshëm Michael për datëlindjen

Mick Schumacher uron babanë e tij të famshëm Michael për datëlindjen

10:42, 03/01/2023

Ish-piloti i Haas-it dhe “rezerva” e Mercedesit në Formula 1, Mick Schumacher, ka uruar përmes rrjeteve sociale babanë e tij, shtatë herë kampionin legjendar botëror në F1, Michael Schumacher, për datëlindjen e tij të 54-të.

Djali i legjendës së Formula 1, ka postuar dy foto në Instagram, të dyja të realizuara vite më parë. Në të parën, Mick dhe babai i tij pozojnë me veshje elegante, ndërsa në të dytën, shihet vetëm Michael kur ishte shumë i ri.

"Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë. Të dua", ka shkruar Schumacher në foto.

Image

Mick u largua nga Haas në fund të sezonit 2022, dhe më pas u bë një pilot rezervë i Mercedes, ekipi për të cilin pilotoi edhe babai i tij pasi u kthye në Formula 1.

Image

Siç dihet tashmë, Michael pati një aksident të rëndë gjatë skijimit në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë dihet pak për gjendjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco