Ronaldo më në fund është i buzëqeshur dhe i lumtur: Mbërriti në një vend të ri, një qytet i tëri në eufori

Ronaldo më në fund është i buzëqeshur dhe i lumtur: Mbërriti në një vend të ri, një qytet i tëri në eufori

10:27, 03/01/2023

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka mbërritur në Arabinë Saudite me fytyrë të buzëqeshur, ku do të prezantohet sot si futbollisti i ri i Al-Nassr.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë me këtë klub deri në verën e vitit 2025 dhe pritet që gjatë kësaj periudhe të fitojë afro 500 milionë euro, ndërsa mediat vendase shkruajnë se në stadium do të jenë nga 25 deri në 30 mijë tifozë në prezantimin e tij zyrtar.

 

 

Përveç kësaj, ata shtojnë se çmimi i biletës për eventin ku do të promovohet Ronaldo do të kushtojë katër dollarë dhe se me siguri do të mbushen të gjitha ulëset dhe se të gjithë presin me padurim që Ronaldo të luajë në Arabinë Saudite.

 

 

Pasi u pritën në aeroport, Ronaldo dhe familja e tij u akomoduan në një hotel luksoz dhe prezantimi zyrtar duhet të bëhet sot mes orës 16 dhe 17.

 

 

Ronaldo pritet të debutojë vetëm më 14 janar kundër Al-Shabab.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë me gjigantin e futbollit saudit deri në verën e vitit 2025 dhe do të fitojë një shumë marramendëse në Riad.

Paga bazë e Ronaldos te Al-Nassr do të jetë rreth 70 milionë euro, por bashkë me bonuset dhe kontratat e sponsorizimit, portugezi do të fitojë 200 milionë euro në vit, ose 500 milionë për të gjithë kontratën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco