Firmosi në Arabinë Saudite, ja kur do ta luajë CR7 ndeshjen e parë me Al-Nassr

Firmosi në Arabinë Saudite, ja kur do ta luajë CR7 ndeshjen e parë me Al-Nassr

15:46, 02/01/2023

Lajmi u zyrtarizua të premten në mbrëmje: Cristiano Ronaldo do t'i bashkohet Al-Nassr. Një transferim i goditur nga skuadra saudite, e cila “rrëmbeu” pesë herë fituesin e “Topit të Artë” pa para. CR7 do të mbërrijë sonte në Riad, ku do t'i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se t’i prezantohet mbështetësve të martën, të cilët do të jenë 30,000 për këtë rast.

 

Mirëpo, e sigurt është se ata do të jenë më të shumtë në numër për të ndjekur ndeshjen e parë të portugezit. Sipas Daily Mail , Cristiano Ronaldo do të luajë ndeshjen e tij të parë për Al-Nassr të enjten. Në të vërtetë, trajneri i tij, Rudi Garcia, dëshiron t'i japë disa minuta lojë kundër Al Tait. Më pas ai do të ketë më shumë minuta në ndeshjen kundër Al Shabab të shtunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco