Milani kryen goditjen e parë të merkatos së dimrit, të gjithë po pyesin sesi Maldini e mori kolumbianin

Milani kryen goditjen e parë të merkatos së dimrit, të gjithë po pyesin sesi Maldini e mori kolumbianin

15:14, 02/01/2023

Futbollistët e Milanit po e nisin sezonin dhe fushatën për të mbrojtur titullin e kampionit të Italisë  me transferimin e portierit kolumbian Devis Vasquez.

Duke qenë se kuqezinjtë nuk i kanë paratë në dispozicion si skuadra evropiane superiore financiarisht, Paolo Maldini është i detyruar të kërkojë alternativa dhe opsione më të lira në mbarë botën, teksa tashmë e ka gjetur edhe portierin e ri.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin kolumbian Devis Vasquez, i cili mbron portën e paraguaianëve të Guarani, ndaj me të drejtë shumë pyesin sesi skautët e Milanit e kanë kapur këtë portier, sidomos nëse merret parasysh fakti që ai ende nuk është as anëtar i kombëtares së vendit të tij.

Image

Megjithatë, vlen të thuhet se ai është një nga portierët më të mirë në Paraguaj dhe që nuk do t'i kushtojë shtrenjtë kuqezinjve, ndaj do të shërbejë si opsion përkrah të madhit Mike Maignan, i cili ka probleme të rënda me dëmtimin e dorës, të cilën kishte për ta operuar.

Vasquez mbërriti sot për ekzaminime mjekësore dhe i kreu në klinikën Casa Di Cura La Madonnina. Ai ka bërë analizat, pas të cilave do të nënshkruajë kontratën.

Megjithatë, ky kolumbian nuk do të qëndrojë menjëherë në klub, por do të kthehet në Kolumbi pas dhjetë ditësh për të zgjidhur pengesat administrative për transferimin në Milano. Ai do t'i bashkohet klubit pas datës 10 janar dhe do të vihet në dispozicion të Stefano Piolit. Për shkak të vështirësive që Milani ka në pozicionin e portierit, nuk do të ishte befasi nëse ai menjëherë merr një shans në 11-shen e titullarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco