Ronaldo e priti deri në fund Real Madridin, nuk e ndihmoi as ulja e të gjitha kritereve

Ronaldo e priti deri në fund Real Madridin, nuk e ndihmoi as ulja e të gjitha kritereve

14:55, 02/01/2023

Media e njohur spanjolle, “Marca” raporton se ylli portugez Cristiano Ronaldo e ka “pritur” Real Madridin deri në momentin e fundit dhe kur Klubi Mbretëror vendosi të mos e kthejë dhe të nënshkruajë kontratë me të, ai vendosi të vazhdojë karrierën te sauditët e Al-Nassr.

Sipas raportimeve, Ronaldo dëshironte të rikthehej në radhët e Klubit Mbretëror, për të cilin luajti nga viti 2009 deri në vitin 2018, dhe bëhet me dije se ra dakord për një pagë më të ulët dhe një rol disi dytësor në skuadër, por edhe kjo nuk i mjaftoi Realit ta afrojë në ekip.

Kur kuptoi se nuk kishte asnjë shans për t'u kthyer në stadiumin Santiago Bernabeu, vendosi të pranonte një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite dhe atje nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Al-Nassr.

Pas kthimit nga Katari, portugezi u stërvit në qendrën stërvitore të Realit, tentoi të negociojë një kontratë me këtë klub, por në fund nuk doli asgjë.

 

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit dhe në periudhën e përmendur në të cilën ka veshur fanellën e këtij klubi ka shënuar 450 gola, që është 119 gola më shumë se Benzema, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i Klubit Mbretëror në histori.

Ronaldo fitoi 16 trofe me Realin, katër prej të cilëve ishin Liga e Kampionëve dhe në vitin 2018 iu bashkua Juventusit për 100 milionë euro, pas së cilës ai luajti sërish për Manchester United, me të cilin ndërpreu kontratën para Kupës së Botës në Katar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco