Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Jo vetëm Juventusi, nga hetimet rrezikojnë edhe tetë ekipe të tjera

Jo vetëm Juventusi, nga hetimet rrezikojnë edhe tetë ekipe të tjera

17:01, 25/12/2022

Juventusi nuk është i vetmi klub që rrezikon nga hetimet që po zhvillohen nga prokuroria e Torinos dhe ajo e Federatës italiane të Futbollit. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, nga hetimet e prokurorëve kanë dalë në skenë edhe klube të tjera të cilat konsiderohen si “miq ose partnerë” që kanë ndihmuar në mashtrimet me bilancet.

Së bashku me Juventusin, kanë dalënë skenë edhe emri i Sampdorias, Empolit, Genoas, Pisas, Parmas, Pescaras, Pro Vercellit dhe Novaras. Këto ekipe, por edhe të tjera që ende nuk janë bërë publike akuzohen se kanë ndihmuar ekipet të rregullojnë bilancet.

Një sjellje kjo që konsiderohet e paligjshme në botën e futbollit pasi pengon “fair play financar” dhe i jep favore të parregullta klubeve. Tashmë nga hetimet përveç Juventusit, rrezikojnë edhe shumë klube të tjera

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco