Në lot, Becker tregoi tmerrin që kaloi: Njëri donte të më vriste, tjetri donte të më përdhunonte

Në lot, Becker tregoi tmerrin që kaloi: Njëri donte të më vriste, tjetri donte të më përdhunonte

11:47, 22/12/2022

Tenisti legjendar gjerman Boris Becker ka treguar se tmerrin që ka kaluar në burg për shkak të keqpërdorimit financiar që iu konfirmua.

Menjëherë pas lirimit nga burgu, Becker mblodhi 500 mijë euro për një intervistë në televizionin gjerman Sat1. Ky veprim la shumë fansa të zhgënjyer pasi i kishin dhënë kaq shumë para një njeriu që sapo kishte dalë nga burgu.

Në atë intervistë për Sat1, Becker zbuloi kalvarin që kaloi në burg ku duhej të qëndronte për një vit e tre muaj, por në fund doli për tetë muaj.

"Në tetor, një i burgosur donte të më vriste. Një tjetër më kërcënoi se do të më përdhunonte dhe më shpjegoi verbalisht gjithçka që do të bënte për mua," tha Becker për Sat1.

Një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave ka konfirmuar se është fajtor dhe se absolutisht nuk e vë në dyshim këtë. Madje në një moment të intervistës ai ka shpërthyer në lot para kamerave.

Në të njëjtën intervistë ai shtoi se askush nuk e njohu si Boris Becker, por se ai ishte vetëm një numër në burg.

"Në burg nuk je askushi! Vetëm një numër. Rizbulova personin që isha. Mësova një mësim të vështirë. Ishte i shtrenjtë dhe i dhimbshëm. Disa gjëra ndodhin për një arsye," shtoi ai.

Becker gjithashtu është duke përgatitur një libër dhe ka nënshkruar disa kontrata dhe disa media britanike janë në pritje të një interviste, ndaj nuk ka dyshim se tenisti i njohur do të vazhdojë të fitojë para të konsiderueshme edhe në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco